Zbardhen përgjimet e Elsa Lilës: Nëse kapet banda duhet burg i ri në Romë
Mediat italiane kanë zbardhur përgjimet e bandës së trafikut të drogës, nga ku u arrestua dhe Elsa Lila.
Lila i sugjeron anëtarëve që të krijojnë lidhje me qeverinë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shmangen kontrollet. Ajo madje tregon dhe një eksperiencë personale.
“Nuk më vjen njeri nga shteti për të më kontrolluar, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Një herë më dhanë një gjobë, por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do ta kontrollonin. Sepse, këtu, si në Shqipëri duhet një mik/lidhje me shtetin, se çfarëdo qeverie të jesh do të shpëtosh, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu shiten shumë,” – shprehej këngëtarja.
Grupi përdorte celularë të koduar për të mos u përgjuar. Gjatë bisedave të publikuara nga Corriere raportohet se anëtarët e bandës kanë folur për një burg të ri që do të duhet të krijohet nëse e gjithë banda bie.
Gazetari italian Lorenzo Nicolini tha në “SOT” për Euronews Albania se pavarësisht përgjimeve të zbardhura, nuk përjashtohet mundësia që për shkak të situatës, Elsa Lila të ketë një gjykim të shkurtuar ose mund të lihet në arrest shtëpie gjatë kohës që do të presë gjykimin.
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila u arrestua një ditë më parë në Itali, si pjesë e një rrjeti të trafikimit të drogës. Deri tani nuk ka asnjë fakt që provon përfshirjen e saj në trafikun e lëndëve narkotike apo në menaxhimin e takimeve për shitjen e drogës, por gjyqtari e konsideron atë si të përfshirë direkt në organizatë kriminale dhe njeriun e besuar të kreut të bandës.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor