Zbardhet dëshmia e Petri Bozos që aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin: Isha me 10 km në orë, isha në rrugë nacionale
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit, ku pas një aksident të rëndë humbi jetën një 7-vjeçar, në një deklaratë për mediat kanë folur banorët, të cilët e kanë parë ngjarjen.
Banorët shprehen se pas aksidentit ambulanca ka ardhur me vonesë dhe se 7-vjeçari është çuar në spital me makinën e rastit, ku dhe ndërroi jetë. Ndërkohë, sipas banorit, shoferi që ka përplasur 7-vjeçarin ka deklaruar se ai ka qenë në rrugë nacionale dhe ka qenë me 10 km/orë.
“Erdhën të gjithë burrat që ishin në lokal edhe e nxorën nga makina poshtë. Fëmijës i dilte gjak nga goja, thirrëm ambulancën nuk erdhi ambulanca dhe me makinën e rastit është çuar në spital. Ka ardhur ambulanca pas çerek ore. Nuk llogariten sa aksidente janë bërë, shumë aksidente”, u shpreh banorja.
Ndërsa një banor tjetër ka bërë apel për rrugën, ku sipas tij në të njëjtin vend ka humbur jetën edhe një fëmijë tjetër, ndërsa citoi dhe deklaratën e autorit të ngjarjes.
“Fëmijën e ka nxjerrë një çun me shumë kujdes, ndërsa shoferi thoshte që unë jam në rrugë nacionale, kam të drejtën time. Ai thoshte që kam qenë me 10 km në orë. Edhe një herë tjetër ka ndodhur në të njëjtin vend dhe po një fëmijë është shtypur. Rruga në këtë lagje është bërë shumë e rrezikshme”, është shprehur banori.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë