17-vjeçari kishte lidhje me vajzën e autorit, detaje nga masakra me 3 të vrarë
Tre të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë në qytetin e Klosit.
Mesditën e kësaj të mërkure, në qendër të qytetit, janë vrarë më armë zjarri Ilir dhe Kenad Shira, babë dhe bir, si dhe kanë mbetur të plagosur Eglantin dhe Renato Hasula edhe këta babë dhe bir.
Pak minuta më vonë është gjendur i vetëvrarë në afërsi të fshatit Dars, autori i dyshuar i masakrës, Fiqiri Mjeshtri.
Por si ndodhi ngjarja?
Policia sqaron se 17-vjeçari që mbeti viktimë, Kenad Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit. Për t’u sqaruar, 17-vjeçari ka marrë babanë e tij me vete dhe janë takuar me anëtarë të fisit Mjeshtri, por duket se konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.
Ngjarja ka tronditur të gjithë qytetin, ndërkohë që në vendngjarje, ka shkuar edhe drejtori i policisë së Dibrës Dhimitraq Ziu, i cili konfirmoi bilancin e ngjarjes.
“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë”, tha drejtori i policisë Dibër.
Dy të plagosurit mësohet se janë të afërm të fisit Mjeshtri, por kanë mbetur të plagosur aksidentalisht gjatë të shtënave me armë zjarri. Ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë nisur me urgjencë në spitalin e traumës në kryeqytet. Eglantin Hasula ndodhet në gjendje kritike për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta