Zbardhet mesazhi i Berishës për drejtuesit politikë: Falenderoj protestuesit e arrestuar, bëhuni gati për 20 Shkurtin historik

11 Shkurt 2026 | 20:14

Një ditë pas protestës së 10 shkurtit 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dërguar një mesazh drejtuesve politikë, anëtarëve të Kryesisë, kryetarëve të degëve, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, ku falënderon për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në organizimin dhe zhvillimin e asaj që ai e cilëson si “Kryengritje Paqësore”.

Në mesazhin e tij, Berisha shpreh mirënjohjen për çdo anëtar dhe mbështetës të Partisë Demokratike që mori pjesë në protestë, duke theksuar se ajo tronditi “ngrehinën e kalbur të ‘Rilindjes’, organizatën kriminale të Edi Ramës” dhe e cilëson si një arritje historike në rrugën drejt fitores.

Kryetari i PD-së falenderon veçanërisht pjesëtarët që u arrestuan gjatë protestës, duke i cilësuar si heronj të lëvizjes. Ai thekson gjithashtu rëndësinë e datës 20 shkurt, duke e lidhur atë me frymëzimin historik dhe thirrjen për mobilizim të plotë për aktivitetet e ardhshme të partisë, me fokus të veçantë tek rinia, vajzat dhe gratë.

MESAZHI:

Mesazh drejtuar:
Drejtuesve politikë të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë së PD, kryetarëve të degëve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryetarëve të Bashkive.
Të nderuar miq,
Përmes këtij mesazhi, dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra secilin prej jush për ndihmën tuaj të çmuar në suksesin e organizimit dhe zhvillimit të Kryengritjes Paqësore të 10 shkurtit 2026.
Me mirënjohje të thellë falënderoj çdo anëtar dhe mbështetës të Partisë Demokratike, i cili me praninë e tij dje ne revolte tronditi deri në palcë ngrehinën e kalbur të “Rilindjes” organizatën kriminale të Edi Ramës, duke shënuar një arritje historike në rrugën tonë drejt fitores.
Në mënyrë të veçantë, falënderoj heronjtë e kësaj proteste, të cilët me guxim përmbushën detyrën e tyre dhe u burgosën nga regjimi si kundërshtarë politikë.
Pas 20 shkurtit 1991, data 10 shkurt 2026 mbetet dita e kryengritjes më të fuqishme popullore në 35 vitet e fundit. Pjesëmarrja masive, qëndresa, energjia, guximi dhe vendosmëria e qytetarëve ishin vërtet epike.
Tashmë na ndajnë vetëm pak ditë nga 20 shkurti — dita kur 35 vite më parë, në një betejë legjendare, përmbysëm kultin e Enver Hoxhës, diktatorit më gjakatar të kombit tonë. Kjo datë është per ne burim frymëzimi dhe krenarie. Ndaj, me forca të shumëfishuara, le të punojmë me përkushtimin më të lartë për suksesin tonë të merituar më 20 shkurt.
Ju bëj thirrje të përqendrohemi me përparësi të veçantë te elektrizimi i rinisë, vajzave dhe grave në misionin tonë për shpëtimin e Shqipërisë, si kusht përcaktues për fitoren tonë finale!
Urimet më të përzemërta,
Fitore!
Miqësisht,
Sali Berisha

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e pritshmërive të qytetarëve është një pasojë e zhvillimit të vendit, duke theksuar se përmirësimet e arritura i bëjnë...
16:22 | 12/07/2026

Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin prej 4 milionë eurosh të përdorur për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë, duke deklaruar se fondi...
15:55 | 12/07/2026

Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel, një ditë pas koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar organizimin si një ngjarje me...
15:47 | 12/07/2026