Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, arrestohen 4 persona. 24-vjeçari pranon krimin: M’u premtuan 50 mijë euro
Zbardhet vrasja e Behar Sofisë, ngjarje kjo që ndodhi më 25 shkurt në kryeqytet.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë arrestuar 4 persona, njëri prej të cilëve ka kryer vrasjen, ndërsa 3 të tjerët në rolin e bashkëpunëtorit.
Mësohet se autori kryesor është Ernejt Shyti, i cili është arrestuar në Mal të Zi dhe ka pranuar dhe autorësinë e krimit.
Sipas burimeve ka qenë vetë Shyti që ka ndjekur Behar Sofinë së bashku me bashkëpunëtorët Skënder Vathi, 54 vjeç, Leonar Xhixha, 30 vjeç, dhe Xhuljano Visha 28-vjeç, deri në finalizimin e ekzekutimit.
Shyti është identifikuar përmes provave shkencore.
Në deklaratën para hetuesve, ai ka thënë se Xhuljano Visha i ka dhënë foton e Behar Sofisë në dorë dhe të cilin e ka vëzhguar për 3 ditë. Ky i fundit e kishte kontaktuar Shytin nëpërmjet rrjeteve sociale.
Porositësi i kishte premtuar se do të merrte 50 mijë euro, por ka deklaruar se nuk ka mundur të marrë asnjë shumë parash.
Gazetari Merin Maçi raporton se autori e kishte lënë biçikletën me të cilën është larguar nga vendngjarja, poshtë urës së Lanës, një ditë para ekzekutimit.
Ndërkaq për të finalizuar eliminimin fizik të Sofisë, Shyti dyshohet se ka përdorur dhe maskim për të krijuar imazhin e një personi në moshë madhore.
Rrobat e përdorura në krim dhe maska anti-covid janë gjetur në afërsi të Liqenit Artificial, të cilat i riu i la pasi kreu krimin e rëndë.
Ndërkohë autori i dyshuar ka qenë sot në vendngjarje për t’i treguar punonjësve të policisë se ku e hodhi armën pasi kreu krimin, por nuk u gjet asgjë.
66-vjeçari Sofia ishte duke lëvizur në këmbë në momentin kur u ekzekutua me një armë me silenciator mëngjesine 25 shkurtit në Tiranë.
Viktima ka qenë person me precedent penal dhe ka pasur tre identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta