Zbardhja e krimit 40-vjeçar, Vatikani njofton rihapjen e hetimeve për 15-vjeçaren

15 Janar 2023 | 22:30

Një manifestim me disa qindra pjesëmarrës u mbajt në Romë për të kërkuar zbardhjen e fatit të 15-vjeçares Emanuela Orlandi, e zhdukur 40 vjet më parë.

Protesta, ku merrnin pjesë familjarë dhe miq të familjes Orlandi, u mbajt pak ditë pasi Vatikani njoftoi se kishte hapur një hetim të ri për çështjen më të vjetër të tij.

Zhdukja e 15-vjeçares Orlandi, një ngjarje e pazbardhur kurrë, ka frymëzuar një seri teorish komploti dhe madje një serial të suksesshëm në rrjetin Netflix.

Vajza e një punonjësi të Vatikanit, Emanuela u pa për herë të fundit teksa largohej nga klasa e muzikës në Romë më 22 qershor të vitit të largët 1983.

Dekada me spekulime të shumta pasuan zhdukjen e saj, me hipoteza të ndryshme ku fajësoheshin mafia, shërbimet sekrete, masoneria dhe madje përflitej për një komplot brenda vetë Vatikanit.

Familja Orlandi ka luftuar vazhdimisht për të gjetur të vërtetën dhe hapja e hetimit të ri, me nismë të kryeprokurorit të Selisë së Shenjtë, ishte pjesërisht meritë e kërkesave të saj.

Megjithatë, familjarët e vajzës thonë se janë ende në pritje për të mësuar detajet e dosjes dhe se në cilat pista do të fokusohet hetimi i ri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026