English

Dauti: Perceptimi negativ për shqiptarët vazhdon, disa tabloidë vazhdojnë shkruajnë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetari Daut Dauti është shprehur se perceptimi negativ për shqiptarët ekziston ende në Britani aq sa dhe disa tabloidë vazhdojnë të shkruajnë.

- Advertisement -

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ndër të tjera shumë gazeta kanë treguar maturi në lidhje me shqiptarët, duke e paraqitur si problem të një seksioni të një shoqërie.

“Përceptimi negativ për fat të keq ekziston ende për shqiptarët, por tani varet se cilat media lexoni dhe shikoni. Shumë gazeta kanë pasur një maturi ndaj kësaj teme, janë munduar që të mos e paraqesin si problem që e kanë gjithë shqiptarët, por si problem i një seksioni të një shoqërie dhe kjo për fat të keq është e vërtetë. Janë mediat sociale apo tabloidet ato që lexohen më së shumti dhe në këto media nuk ka mendime të mira për shqiptarët. Vazhdojnë të publikojnë shkrime”- u shpreh gazetari.

Varet se me cilët njerëz ke punë në Britani të Madhe, nëse ke punë me ata të shtresës së Mesme dhe ata të shtresës së lartë, ekziston një mendim i mirë për shqiptarët.

Më tej ai theksoi se njerëzi në Britaninë e Madhe e kuptojnë se jo vetëm shqiptarët por të gjitha komunitetet kanë brenda vetes grupe që nuk janë të pëlqyeshme.

“Unë nuk besoj se në përgjithësi ekziston një perceptim negative për shqiptarët, përkundrejt luftës që po bëhet në media”- theksoi ai ndër të tjera.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?