Zbulime arkeologjike ne Libi pas përmbytjeve, pritet restaurimi i tyre

28 Shtator 2023 | 21:31

Pas përmbytjeve shkatërruese që përfshinë Libinë, disa monumente arkeologjike kanë dalë në dritë. Ato janë zbuluar nga autoritetet libiane që inspektuan qytetin e lashtë grek pranë Dernas.

“Pasi situata të normalizohet pas kësaj katastrofe që shkaktoi humbje njerëzish, duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe sitit arkeologjik dhe duhet të formohet një komitet kombëtar, i përbërë nga ekspertë, në mënyrë që këto monumente arkeologjike të saposhfaqura të klasifikohen, dhe të hartohet një plan për rehabilitimin e vendit. Kjo duhet të ndodhë sa me shpejt të jetë e mundur, jo vetëm brenda zonës kryesore të Kirenesë, por kudo ku janë shfaqur monumente arkeologjike,” tha Drejtori i Departamentit të Arkeologjisë, Ahmed Issa.

Qyteti i Kirenesë u ndërtua në vitin 631 p.e.s. nga grekët, dhe arriti kulmin e tij në shekullin e katërt p.e.s. me zhvillimin e veprimtarisë bujqësore dhe tregtisë.

Qyteti dallohet nga banjat e tij greke, Tempulli i Zeusit, i cili u themelua në shekullin e pestë para Krishtit, Tempulli i Apolonisë dhe të tjerë.

Pas përmbytjeve më shumë se 11,000 njerëz u raportuan të vdekur, ndërtesat dhe urat e rrugëve u shkatërruan, veçanërisht në qytetin e Dernas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026