Mbi 40 mijë të shpërngulur për shkak të përmbytjeve në Libi

21 Shtator 2023 | 14:05

Nga përmbytjet në Libi, që kanë vrarë mijëra persona që qytetin Derna, janë zhvendosur mbi 43.000 persona, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Përmbytjet shkatërruan dy diga në Derna më 10 shtator, duke shkatërruar lagje dhe shumë shtëpi.

Shifrat zyrtare e të vdekurve është mbi 3.300, por grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë thënë se numri pritet të rritet pasi vlerësojnë se deri në 10.000 persona konsiderohen të zhdukur.

“Një vlerësim prej 43.059 persona janë zhvendosur si pasojë e vërshimeve në verilindje të Libisë”, tha Organizata Ndërkombëtare për Migrim, duke shtuar se “mungesa e furnizimeve me ujë ka shtyrë shumë persona që të zhvendosen nga Derna” për në zona të tjera.

Banorët në këto zona, sipas kësaj organizate kanë nevojë “për ushqim, ujë të pijshëm”, por edhe përkujdesje për shëndetin mendor.

Më herët gjatë javës, Kombet e Bashkuara paralajmëruan se përhapja e sëmundjeve mund të sjellë “një krizë të dytë shkatërruese” në zonat e goditura nga përmbytjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026