Libia frikë nga epidemia, izolohen zonat e shkatërruara nga përmbytjet

17 Shtator 2023 | 15:30

Zonat e shkatërrua nga përmbytjet janë izoluar nga autoritetet në Libi për shkak të frikës së përhapjes së sëmundjeve.

Janë të paktën rreth 11,500 persona që kanë gjetur vdekjen pas shkatërrimit të dy digave si pasojë e stuhisë që goditi zonën e Dernës. Mbi 10 mijë njerëz rezultojnë ende të zhdukur.

Tashmë autoritetet i frikësohen përhapjes së një epidemie.

“Ekziston rreziku që të kemi sëmundje të transmetuara, sidomos kur uji nuk qarkullon, por ky rrezik nuk shkaktohet nga trupat e pajetë që mund të jenë në rrugë. Nuk ka rrezik të kontaminimit të ujit nga trupat e pajetë, por mund të keni sëmundje të tjera, si kolera, kjo po mund të ndodhë”, thotë Yann Fridez, shefi i delegacionit të KNKK-së në Libi.

Dy digat e shkatërruara ishin ndërtuar në mesin e viteve 70 nga një kompani e Ish-Jugosllavisë, ndërkohë që mirëmbajtja e tyre nuk ishte realizuar siç duhet që prej vitit 2002.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave të kësaj tragjedie mund të arrijë në mbi 20 mijë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026