Zbulimi i 18 bazave të armatimit, GJKKO lë në burg të arrestuarit e operacionit ‘Kompleks’
Gjykata e Posaçme la në burg të arrestuarit gjatë operacionit ku i zbuluan 18 baza armatimi dhe u zbardhën 3 ngjarje kriminale.
Konkretisht mbetën në burg: Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla. Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa prova më e fortë e SPAK është dëshmia e Enver Jamakut.
Tri ditë më parë Policia e Shtetit finalizoi në Tiranë operacionin e koduar “Kompleks”, ku goditën 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe furnizimin me armë të grupeve kriminale në territorin e të gjithë vendit.
Policia njofton se në pranga ranë 5 persona dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë.
Gjatë operacionit “Kompleks” janë ndaluar Paris Prenga, Bledar Deda Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa, si dhe janë shpallur në kërkim Sokol Gjura dhe Akil Kulla.
Ndërkohë janë sekuestruar arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake.
Po kështu janë sekuestruar edhe 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta