Zbulimi i ri në Pompei, vazo egjiptiane në ‘restorantin’ antik të qytetit

10 Nëntor 2025 | 18:40

Një vazo e çmuar egjiptiane, e prodhuar në Aleksandri, është zbuluar së fundmi në kuzhinën e një Termopoliumi në Pompei, zonë e njohur si “ushqimi rrugor” i qytetit antik.

Sipas Parkut Arkeologjik të Pompeit, objekti tregon skena gjuetie në stil egjiptian dhe besohet se është përdorur si enë ushqimi në një lokal popullor, para shpërthimit të Vezuvit në vitin 79 pas Krishtit.

Drejtori i gërmimeve theksoi se vazoja dëshmon “përshkueshmërinë e shijeve, stileve dhe ideve fetare” në Perandorinë Romake, duke treguar se kontaktet kulturore me Egjiptin nuk ishin vetëm privilegj i elitave, por edhe i shtresave të zakonshme të shoqërisë pompeiane.

Në të njëjtin Termopolium janë zbuluar gjithashtu mbetje ushqimore, amfora, shishe transporti dhe piktura murale që paraqesin kafshë të therura – dëshmi e një jete të gjallë tregtare dhe sociale.

Gërmimet e rifilluara në vitin 2023 synojnë përmirësimin e kushteve të ruajtjes së këtij lokali të lashtë, një nga mbi 80 “restorantet” e rrugës të identifikuara deri më sot në Pompei.

Ky zbulim hedh dritë mbi ndërthurjen e kulturave mesdhetare dhe tregon se Pompei ishte një qendër ku ide, stile dhe besime fetare nga Lindja përziheshin me jetën e përditshme romake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë

Pas një vale të nxehtë intensive, Franca u godit nga stuhi të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër, dhe në rrjetet sociale mund...
13:32 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka udhëzuar administratën e tij të gjejë taksa të reja në të gjithë BE-në për të financuar buxhetin e ardhshëm...
08:20 | 29/06/2026