Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive, arrestohet 1 pronar, tjetri në kërkim

12 Mars 2024 | 15:13

2 lokale të tjera ku viheshin baste sportive, janë zbuluar në Fier në Kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Policia bën me dije se është arrestuar pronari i njërit prej lokaleve ndërsa po punohet për kapjen e pronarit të lokalit tjetër. Gjithashtu janë proceduar penalisht 2 shtetas që u kapën duke vënë baste.

Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në fshatin Shën Pjetër dhe në lagjen “Kastriot”, Fier, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Shën Pjetër, shtetasi O. Ll., 38 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi E. J., 33 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit S. F., 42 vjeç dhe K. M., 26 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026