Zbulohet e vërteta e videos që gruaja e Zelenskyt bleu Bugatti 4.5 mln euro

4 Korrik 2024 | 15:53

Një video e rreme që tregonte se gruaja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kishte blerë një makinë luksoze kur çifti udhëtoi drejt Parisit muajin e kaluar, mund pjesë e një rrjeti dezinformimi të lidhur me Rusinë, kështu shkruajnë disa  ekspertë të dezinformimit për rrjetin amerikan CNN.

Në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale duket një punonjës i Bugattit në Paris që pretendon se Olena Zelenska më datë 7 qershor bleu modelin e ri Bugatti, për 4.5 milionë euro.

Një studiues në  një kompanin sigurie kibernetike u shpreh se  klipi ka disa shenja që vërtetojnë se pamjet janë të rreme. Megjithatë, videoja grumbulloi rreth 18 milionë shikime në 24 orë në “X”, ku u ripostua nga ndikues pro-rus.

Bugatti tha në një deklaratë se përfaqësia e saj në Paris, ra pre e disa veprave penale dhe “denoncoi këtë fushatë dezinformimi”.

Sipas analistëve Target i publikimeve janë lexuesit politikë në Evropë, me qëllim që të dëmtojë mbështetjen e brendshme politike për Ukrainën dhe të minojë liderët evropianë që mbështesin Ukrainën, siç është presidenti francez Emmanuel Macron.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026