Zbulohet lista e përfaqësueses gjermane për Botërorin 2026/ Rikthimi i Neuer është i vërtetë, spikat dhe talenti i Bayern-it
Zyrtarisht do të shpallet të enjten, por lista e përfaqësueses gjermane për Botërorin duket se është rrjedhur në media një ditë para njoftimit të trajnerit Julian Nagelsmann.
Një nga vendimet më të bujshme është rikthimi i portierit veteran Manuel Neuer. 40-vjeçari, i cili kishte përfunduar karrierën ndërkombëtare pas Euro 2024, do të zëvendësojë Oliver Baumann si portier i parë, ndërsa Alexander Nubel do të jetë i tretë. Raportohet se Jonus Urbig do të udhëtojë me ekipin, por nuk do të jetë pjesë e listës finale.
Një tjetër surprizë është përfshirja e sulmuesit të Köln, Said El Mala, i cili ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asistime në sezonin e tij të parë në Bundesliga. Talentët e rinj si Lennart Karl dhe të tjerë, gjithashtu do të jenë pjesë e udhëtimit.
Nga yjet e mëdhenj priten të jenë Kai Havertz, Florian Wirtz, Joshua Kimmich, Jamal Musiala, Antonio Rüdiger, Jonathan Tah dhe Nico Schlotterbeck. Ndërkohë, sulmuesi i Milanit, Niclas Fullkrug, nuk do të jetë pjesë e ekipit.
Trajneri Nagelsmann do të nisë kështu turneun e tij të dytë të madh si trajner i përfaqësueses gjermane, me një ekip që kombinon përvojën e veteranëve me energjinë e talenteve të reja, për t’u përballur me sfidat në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij
FIFA nis hetim për pretendimet për abuzim racist ndaj IShowSpeed gjatë Botërorit
FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash
- 11:08 Dendias: Greqia nuk është e lumtur nëse Turqia merr avionë F-35
- 11:02 Neymar mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli: Është i zhgënjyer, nuk po vlerësohet kontributi i tij
- 11:00 Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar
- 10:56 Trump dha licencimin, zbulohet se raketat Patriot mund të prodhohen jashtë Ukrainës: Synohet të shmangen sulmet ruse! Ja vendi që diskutohet
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara