Zbulohet logoja e ‘Euro 2024’, kampionati pritet të zhvillohet në Gjermani

6 Tetor 2021 | 11:18

Zbulohet logoja zyrtare për kampionatin europian “Euro 2024” në stadiumin Olimpik në Berlin.

Presidenti i UEFA -s, Aleksandër Ceferin tha se është i bindur se kompeticioni do të jetë ‘Europiani më i mirë i zhvilluar ndonjëherë”.

“Është një Euro 2024 i veçantë sepse do të jetë një euro i gjelbër dhe shumë miqësor me mjedisin. Do të jetë një kampionat i qëndrueshëm, dhe kjo është arsyeja pse do të jetë edhe më i suksesshëm”, u shpreh ai.

Logoja e turneut përbëhet nga flamujt e 55 anëtarëve të UEFA -s, të cilat kombinohen në mënyra të ndryshme.

Kupa e famshme e Henri Delaunay shfaqet në qendër të logos, ndërsa 24 pjesët me ngjyra rreth trofeut përfaqësojnë 24 skuadrat pjesëmarrëse.

“Ne duam të organizojmë një festival të madh futbolli, por gjithashtu duhet të jetë më shumë se një festival futbolli. Duhet të jetë vërtet një festival për të gjithë, për të bashkuar njerëzit”,  tha drejtori i turneut të “UEFA Euro 2024” dhe ish -kapiteni i ekipit kombëtar gjerman, Philipp Lahm.

51 ndeshjet e “Euro 2024” do të zhvillohen në dhjetë vende pritëse në Gjermani në qershor dhe korrik 2024, ndërsa orari i plotë konfirmohet në fillim të vitit 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026