Zbulohet një laborator kriptomonedhash në zonën e Krujës

Pamje nga laboratori i kriptomonedhave në zonën e Krujës
22 Tetor 2021 | 10:05

Policia e Shtetit ka zbuluar një laborator kriptomonedhash gjatë kontrollit në disa magazina në zonën e Krujës, përmes një aksioni të koduar “Kriptomonedha”.

Policia bën të ditur se është proceduar penalisht pronari i ambientit që ia kishte lëshuar me qira një personi tjetër, teksa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personit që kishte ndërtuar laboratorin, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Si rezultat, në katin e parë të një objekti në pronësi të shtetasit S. D., i cili ia kishte lëshuar këtë ambient me qira një personi tjetër, shërbimet e Policisë konstatuan një laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 pajisje elektronike për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, në këtë banesë u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Monedha virtuale është një formë e parregulluar e parave dixhitale, e pa emetuar dhe e pa garantuar nga një bankë qendrore, e cila mund të veprojë si mjet pagese.

Kriptomonedha ka filluar të tërheqë edhe investitorë shqiptarë, ndërsa Banka e Shqipërisë dhe autoriteti i mbikëqyrjes financiare bëjnë me dije se nuk ekziston asnjë subjekt financiar i licencuar për tregtimin e monedhave virtuale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026