Zbulohet qyteti 3000-vjeçar në Egjipt, Aten, ‘qyteti i artë i humbur’ , një nga gjetjet më të rëndësishme në histori
Ministri Egjiptian i Antikiteteve publikoi disa foto të një qyteti antik të zbuluar në shkretëtirën e Luksorit, në atë që arkeologët e përshkruajnë si zbulimin më të madh në Egjipt dhe që daton në periudhën e “artë” të Faraonëve, 3 mijë vite më parë.
Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar atë që besohet të jetë qyteti më i madh antik i gjetur në Egjipt, i varrosur nën rërë për mijëra vjet. Ekspertët thanë se ishte një nga gjetjet më të rëndësishme që nga zbulimi i varrit të Tutankhamun.
Egjiptologu i famshëm Zahi Hawass njoftoi zbulimin e “qytetit të artë të humbur”, duke thënë se vendi u zbulua afër Luxor, shtëpia e Luginës së Mbretërve.
Gjatë gërmimeve janë zbuluar edhe sende argjendarie si unaza, së bashku me enë qeramike me ngjyra dhe tulla balte që mbartin vulat e Amenhotep I Tretë. Ekipi filloi gërmimet në Shtator 2020, midis tempujve të Ramses III dhe Amenhotep III pranë Luxor, 500 km në jug të kryeqytetit, Kajro.
Ekipi tha se kishte zbuluar grupe varresh që arriti përmes “shkallëve të gdhendura në shkëmb”, një ndërtim i ngjashëm me ato të gjetura në Luginën e Mbretërve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta