Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Ndroq, arrestohen 2 punonjës të OSHEE
3 persona u vunë në pranga, mes të cilëve 2 punonjës të OSHEE gjatë një operacioni të policisë së Tiranës ku u zbulua një laborator për kultivimin e kanabisit.
Sipas policisë në fshatin Pinet, Ndroq është zbuluar një banesë e përshtatur si ambient për kultivimin e kultivimin kanabis sativa me anë të llampave.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flgrancë shtetasi Eriban Daja. Për shpërdorim detyre u vunë në pranga Qemal Hasa, elektricist dhe Erion Mema, faturist.
Kryeplaku i fshatit Pinet Elez Kapllani u vu nën hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe nisi procedimi penal ndaj efektivit të komisariartit nr.6, Adrian Malliku.
Policia shpalli në kërkim 32-vjeçaren Rudina Xhambazi e cila dyshohet të jetë organizatorja e kësaj veprimtarie. Kjo e fundit e kishte marrë me qira banesën ku kultivohej kanabis.
“Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim”, sqaron policia.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta