Zbulohet telefonata disa sekondëshe mes Macron dhe Le Pen pas zgjedhjeve

27 Prill 2022 | 17:36

Marine Le Pen ka telefonuar Macron pas zgjedhjeve të cilin e ka uruar për rizgjedhjen në postin e presidentit, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Kryeredaktori politik i televizionit BFM, Philippe Corbe tha se sipas traditës ‘republikane’ Le Pen ka kërkuar numrin e Macron për t’i uruar fitoren dhe për të pranuar humbjen, por në bashkëpunim me njerëzit më të rëndësishëm të Macron, Richard Ferrand, Thierry Solère, Gabriel Attal, kanë arritur të kontaktojnë me të.

Sipas tij, biseda mes Le Pen dhe Macron ishte shumë e shkurtër.

Ai shtoi se përveç urimit për presidentin e rizgjedhur, Marine Le Pen bëri edhe një shaka me Macron duke i thënë se me këtë ritëm, pas 5 vitesh me shumë mundësi do të jetë koha e duhur për të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026