Zëdhënësi i Prokurorisë Pejë: Po hetojmë në disa pista për helmimin në Deçan
“Jemi në pritje të analizave përfundimtare nga Instituti i Shëndetit Publik për të kuptuar më shumë lidhur me atë që është duke ndodhur me shëndetin e qytetarëve”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një lidhje telefonike për Euronews Albania, për helmimin masiv në Deçan.
Z. Nikçi shtoi se “janë disa pista hetimi duke u zhvilluar nga Prokuroria e Pejës”, por që mbeten konfidenciale.
Ai theksoi se brenda një periudhe të shkurtër prokuroria do të dalë me një version zyrtar në lidhje me çështjen.
Një ditë më parë, Komuna e Deçanit shpalli gjendjen e emergjencës pas helmimit të rreth 1.500 personave.
Analizat e para të ujit kanë treguar se në të nuk ka infeksione.
Hetim të plotë të kësaj situate ka kërkuar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i cili është solidarizuar me ngjarjen duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët e helmuar dhe duke iu uruar shërim të shpejtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta