Zejtaria në zhdukje prej pandemisë dhe mungesës së mbështetjes financiare
Pandemia ka gjunjëzuar një prej vendeve më të gjallëruara të Shkupit që është simbol i tregtimit të punimeve të zejtarëve.
Në Çarshinë e Shkupit, më shumë se një vit pas fillimit të pandemisë, thuajse çdo dyqan ka kyçur portën dhe zejtarët janë gati ta mbyllin biznesin.
Në udhëkryq gjendet edhe zejtari Ali Halili i cili ushtron profesionin e jorganxhiut, sipas modeleve tradicionale. Zejtarinë ku ushtron çdo ditë profesionin e tij e ka trashëguar nga familja së bashku me zanatin, por pandemia e ka gjunjëzuar biznesin e tij.
“Besoni ose jo, çdo muaj kam menduar, por kemi prodhime të gatshme të cilave nuk dimë çfarë t’iu bëjmë,” – u shpreh Halili.
“Prej qeverisë, nuk kemi pasur asnjë ndihmesë nga shteti për neve si zejtarë unikat, të dalluar që jemi, sepse në Maqedoninë e Veriut vërtetë ka zeje unikate si e imja. Unë jam jorganxhiu i vetëm në Maqedoninë Veriore. Ndoshta edhe mua më takon një rrogë minimale por s’kemi pasur deri tani dhe është për keqardhje,” – shtoi ai.
Nga 2500 zejtarë në qytetin e Shkupit, më shumë se 50 tashmë e kanë lënë profesionin dhe kanë mbyllur dyqanet, ndërsa të tjerët po luftojnë për mbijetesë.
Sipas Odës së Zejtarëve kjo është shifër relativisht e vogël, por në realitet zejtarët çdo ditë po përballen me rrezikun e mbylljes së biznesit.
“Dy ditë më parë kemi bërë aplikimin për financimin e zejtarëve, pasi pakot ekonomike të shpërndara nga shteti nuk e prekën këtë kategori që në fillim. Kemi kërkuar përfshirjen e tyre në pakon e gjashtë ekonomike dhe më pas vaksinimit e këtij grupi me qëllim që t’i rikthehen punës normalisht,” – u shpreh Aneta Atanasovska, kryetare e Odës së Zejtarëve.
Një tjetër problem për zejtarinë është edhe mungesa e të rinjve që duan të trashëgojnë profesionin, arsye që shtyn zejtarët e vjetër të mbyllin dyqanet në pazarin e Shkupit. Ata fajësojnë qeverinë se nuk i ka përkrahur në këto të vështira të pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qarku i Shkodrës nuk është gati për sezonin turistik, sipërmarrësit fajësojnë bashkinë
- Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim çështjen më 3 qershor
- “Mos ma prek hixhabin tim”, gratë myslimane franceze kundër projektligjit që ndalon mbajtjen e shamisë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta