Zelenski për sulmin në Odesa: Terror, bilanci i viktimave po rëndohet
Sulmi ndaj bllokut të apartamenteve në Odesa ishte i qëllimshëm. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, në fjalimin e së premtes, ku theksoi se numri i viktimave po rritet.
Të paktën 21 persona u vranë pasi një raketë ruse ra mbi një pallat 9-katësh, duke plagosur dhjetëra të tjerë.
“Theksoj se ky është një akt i qëllimshëm terrori nga Rusia dhe jo një gabim apo sulm aksidental. Katër persona nga e njëjta familje mbetën të vrarë, mes të cilëve një djalë 12-vjeçar që quhej Dmitri. Deri tani 21 persona janë në listën e të vdekurve dhe rreth 40 të plagosurit. Por fatkeqësisht numrat kanë ndryshuar gjatë gjithë ditës dhe bilanci i viktimave po rëndohet”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Nga ana e tij Kremlini mohon të ketë sulmuar objektiva civilë. Ndërkohë që ushtria ruse ka nisur të ndërtojë infrastrukturë të re strehimi në Mariupol.
Gjithashtu, zyra e parë që jep pasaportën ruse është hapur në Luhansk, që ndodhet nën kontrollin e separatistëve, të cilët e kanë vetëshpallur territorin republikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta