Zelenski thotë se do takohet me Putin për t’i dhënë fund luftës

24 Maj 2022 | 08:16

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Vladimir Putin ishte i vetmi zyrtar rus me të cilin ishte i gatshëm të takohej për të diskutuar për ndalimin e luftës.

Zelenski duke iu drejtuar me një fjalim Forumit Ekonomik Botëror në Davos të hënën, u shpreh se organizimi i çdo bisedimi me Rusinë po bëhej më i vështirë, raporton Reuters.

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një “operacion special”, por Zelenski tha se se zbulimi i vrasjeve masive në zonat e pushtuara nga trupat ruse më herët gjatë luftës, veçanërisht jashtë Kievit, e bëri më të vështirë organizimin e bisedimeve.

Ai tha se lufta erdhi me një çmim të madh njerëzor për ukrainasit.

Sipas Zelenskit, forcat ukrainase ia kishin dalë të zmbrapsin ato ruse, veçanërisht pranë qytetit të dytë të Kharkiv, por situata më e përgjakshme mbetet në Donbas.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një rishikim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë...
09:32 | 28/07/2026

Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara

Regjistrimet audio që Joe Biden luftoi për vite me radhë që t’i mbante private, në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi...
09:27 | 28/07/2026

Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike

Koreja e Jugut planifikon të paraqesë një projektligj të posaçëm që do të riafirmonte ligjërisht angazhimin e saj për të mos zhvilluar ose poseduar armë...
09:09 | 28/07/2026