Zelensky: Bisedova me Xi Jinping për Krimenë, kthimin e të burgosurve dhe fëmijëve

28 Prill 2023 | 22:37

Integriteti territorial i Ukrainës, kthimi i të burgosurve dhe kthimi i rreth 20 mijë fëmijëve të “rrëmbyer”. Këto janë temat e diskutuara nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti kinez Xi Jinping në bisedën e tyre telefonike dy ditë më parë.

Zelensky zbuloi detaje të bisedës së tij me liderin kinez, e para që nga pushtimi rus në Ukrainë. Gjatë bisedës telefonike, Zelensky dhe Xi folën për integritetin territorial të Ukrainës “duke përfshirë Krimenë të aneksuar nga Rusia” tha presidenti ukrainas në një konferencë shtypi në Kiev.

Zelensky vazhdoi duke thënë se ai gjithashtu i kërkoi Xi-t të përpiqej të bindë Moskën në lidhje me kthimin e të burgosurve të luftës ukrainas dhe rreth 20,000 “fëmijëve të rrëmbyer”.

“E them hapur – shtoi ai – Për momentin vetëm Ukraina po e ndihmon Ukrainën me kthimin e fëmijëve tanë. Ka pasur përpjekje nga Kombet e Bashkuara, por pa rezultat”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026