Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e mundur këtë vit

Fitorja e Ukrainës
24 Mars 2023 | 13:01

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte një pikëpamje optimiste për përfundimin e luftës për aleatët e tij evropianë, ndërsa paralajmëroi gjithashtu për disa fusha që ai beson se kanë nevojë për përmirësim.

Ai tha, “nëse përpjekjet tona të përbashkëta fokusohen me vendosmëri në fitoren e Ukrainës, fitorja do të arrihet tashmë këtë vit”, shkruan CNN.

“Askush nuk e di me siguri se sa do të zgjasë lufta dhe cilat beteja do të na sjellin sukses më shpejt dhe cilat do të kërkojnë më shumë përpjekje. Por ajo që është e qartë është se nëse nuk ka vonesa apo stagnim në bashkëpunimin tonë, nëse përpjekjet tona të përbashkëta jemi të fokusuar me vendosmëri në fitoren e Ukrainës, fitorja do të arrihet tashmë këtë vit”, u shpreh Zelensky në një takim të Këshillit Evropian.

Zelensky vlerëson mbështetjen evropiane për punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe përpjekjet për të nisur një skemë kompensimi që do të përdorte miliarda në asetet e sekuestruara ruse për të rehabilituar Ukrainën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026

Kuvajti aktivizon mbrojtjen ajrore, ushtria: Po sulmojmë objektivat armiqësore

Ushtria e Kuvajtit tha të martën se forcat e saj “aktualisht po sulmojnë objektiva ajrore armiqësore” në hapësirën ajrore të vendit. “Çdo tingull shpërthimi që...
18:07 | 14/07/2026

Ambasada ruse në Hagë: BE-ja po përgatit hapur një konflikt në shkallë të gjerë me Rusinë

Rusia i sheh autoritetet e Bashkimit Evropian dhe Holandës si vende që po përgatiten hapur për një konflikt në shkallë të gjerë me Moskën, tha...
18:03 | 14/07/2026