Zelensky në 4-vjetorin e luftës: Putini nuk i ka arritur qëllimet, ai nuk i ka thyer ukrainasit

24 Shkurt 2026 | 08:55

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në katër vjetorin e luftës tha se se Vladimir Putin ka dështuar t’i thyejë ukrainasit.

Putin “nuk i arriti qëllimet” e luftës që nisi kundër Ukrainës dhe “nuk e theu moralin e popullit ukrainas”, tha Zelensky në një video të publikuar këtë të martënë përvjetorin e katërt të fillimit të pushtimit rus.

“Sot shënon saktësisht katër vjet që kur Putini filloi ofensivën e tij tre-ditore për të marrë Kievin. Dhe kjo thotë shumë për rezistencën tonë, për mënyrën se si Ukraina ka luftuar gjatë gjithë kësaj kohe”, tha ai në një mesazh në Telegram.

Zelensky theksoi gjithashtu se, pas këtyre viteve luftë “qëndrojnë miliona njerëz të fortë, të guximshëm, një punë tepër e palodhur, këmbëngulje dhe rruga e gjatë që Ukraina ka bërë që nga 24 shkurti”.

“Duke parë prapa në fillimin e pushtimit dhe duke reflektuar mbi të sotmen, kemi të drejtë të themi: ne e kemi mbrojtur pavarësinë tonë, nuk e kemi humbur shtetësinë tonë, Putini nuk i ka arritur qëllimet e tij. Ai nuk i ka thyer ukrainasit, ai nuk e ka fituar këtë luftë. Ne e kemi ruajtur Ukrainën dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur paqen dhe drejtësinë. Lavdi Ukrainës!”, është shprehur Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026