Zelensky në zonat e përmbytura nga diga, premton ndihma financiare për të dëmtuarit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar të enjten rajonin jugor të Khersonit, për të koordinuar bashkë me autoritetet lokale operacionet e emergjencës, pas katastrofës së shkaktuar nga shkatërrimi i digës në Khakovka, për të cilin Kievi akuzon ushtrinë ruse.
Si pasojë e dëmtimit të digës, uji që ka rrjedhur ka përmbytur dhjetëra fshatra që ndodhen në brigjet e lumit Dnieper.
Zelensky ka propozuar hartimin e një programi për të lehtësuar dëmet ekonomike, si dhe për ripërtëritjen e ekosistemit të rajonit.
Sipas Kievit, shkatërrimi i digës dhe rrjedhja e ujit erdhën si pasojë e vendosjes së lëndëve shpërthyese nga Rusia, edhe pse Moska ka mohuar çdo përgjegjësi.
Ndër të tjera, presidenti ka falënderuar skuadrat shpëtimit që kanë ndihmuar personat në vështirësi, me të dhënat e para që flasin për 5 persona të vdekur nga përmbytjet.
Autoritetet vendase deklarojnë se të paktën 4 mijë persona janë evakuuar si nga zonat e kontrolluara nga trupat ukrainase ashtu edhe nga ato në duart e rusëve në të dy anët e lumit Dnieper, që është bërë pjesë e vijës së frontit mes dy ushtrive.
Zelensky ka ngritur gjithashtu mundësinë për një ndihmë financiare për familjet dhe bizneset që janë dëmtuar nga vërshimi i ujërave.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu t’u sigurojnë qytetarëve ujë të pijshëm, të shpëtojnë kafshët e bllokuara nga uji dhe të ndalin dëmet ambientale.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta