Zelensky paralajmëron: Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

18 Mars 2026 | 13:21

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur alarmin se Ukraina do të përballet me mungesë raketash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Zelensky tha në një intervistë me BBC se beson që Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron një “luftë të gjatë” midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara sepse kjo do të dobësonte Ukrainën, si dhe do të devijonte burimet dhe mbështetjen e SHBA-së.

“Për Putinin, një luftë e gjatë në Iran është një plus. Përveç çmimeve të energjisë , kjo do të thotë edhe pakësim i rezervave amerikane dhe pakësim i prodhuesve të mbrojtjes ajrore. Pra, ne kemi një pakësim të burimeve”, tha Zelensky.

Ai tha se SHBA-të prodhojnë 60 deri në 65 raketa në muaj, dhe në ditën e parë të luftës në Iran, përdorën 803 raketa.

Presidenti ukrainas paralajmëroi se do të ketë mungesë të raketave interceptuese Patriot të prodhuara në SHBA, duke krijuar “një sfidë” për Kievin.

“Pyetja tani është kur do të shterohen të gjitha rezervat në Lindjen e Mesme”, shtoi ai.

Më herët në mars, Zelensky paralajmëroi se raketat për sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot ishin në mungesë. Ai më parë bëri një thirrje për të siguruar më shumë raketa Patriot në këmbim të dërgimit të dronëve interceptues te aleatët në Gjirin Persik, të cilët u sulmuan nga Irani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026