Zelensky paralajmëron ukrainasit: Rusia mund të nisë sulm masiv gjatë natës
Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar qytetarët ukrainas se Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh gjatë natës.
“Falë inteligjencës, e dimë se një sulm masiv mund të ndodhë sonte. Ju lutem, ju lutem, t’i kushtoni vëmendje paralajmërimeve. Të gjithë partnerët së bashku, të gjithë në Evropë, duhet të vazhdojnë të punojnë për të na pajisur me raketa për mbrojtjen tonë ajrore, sistemet e nevojshme, informacionin jetësor dhe gjithçka që ndihmon në shpëtimin e jetëve. Është e qartë se Evropa ka nevojë për sistemin e vet të raketave antibalistike: një me vëllim dhe forcë të mjaftueshme për të garantuar mbrojtje nga çdo kërcënim. Do të ketë negociata, do të ketë takime që do të na afrojnë me këtë rezultat”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai tha se në sulmin e mëparshëm me dronë e raketa nga 22 persona të vrarë, dy prej tyre ishin fëmijë.
“Fatkeqësisht, niveli i furnizimeve tona të mbrojtjes ajrore nuk na lejon të rrëzojmë një pjesë të konsiderueshme të raketave”, dhe sot “pati goditje. Njëqind e tridhjetë persona u plagosën. Fatkeqësisht, 22 persona vdiqën, dy prej tyre fëmijë”, tha Zelensky.
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 13:31 Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE