Zelensky refuzon të lëshojë Donbasin: Do ishte parakusht për një luftë të re

12 Gusht 2025 | 20:38

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se ushtria ukrainase nuk do të tërhiqet nga Donbasi, sepse, sipas tij, kjo do të krijonte parakushtet për një luftë të re dhe një ofensivë të ardhshme në rajonet Zaporozhye dhe Dnipropetrovsk, si dhe në qytetin e Kharkiv.

“Ne nuk do të tërhiqemi nga Donbasi. Nuk mund ta bëjmë këtë. Të gjithë harrojnë se territoret tona janë të pushtuara në mënyrë të paligjshme. Për rusët, Donbasi është një trampolinë për një ofensivë të re në të ardhmen. Nëse tërhiqemi nga Donbasi vullnetarisht ose nën presion, do të hapim një luftë të tretë. Pse?” pyeti Zelensky në një konferencë për shtyp të mbajtur në Kiev, raporton Ukrinform.

Sipas tij, Krimea ishte 100% një trampolinë për ofensivën në jug të Ukrainës.

“Donbasi do të ishte njëqind për qind një trampolinë për të mos kursyer qytetarët e Ukrainës, për të mos përdorur ushtarët tanë, për të mos kryer asnjë mobilizim (më vjen keq ta them kështu, por është e vërtetë), por që separatistët të shndërrohen në ushtrinë ruse”, theksoi Zelensky.

Ai tha se në vitin 2014, rusët krijuan një trampolinë për një “pushtim” të plotë në të ardhmen në Krime dhe Donbas.

“Pas pushtimit të përgjithshëm, nëse sot tërhiqemi nga Donbasi, nga fortifikimet tona, nga relievi ynë, nga lartësitë që kontrollojmë, padyshim që do të hapim një trampolinë për përgatitjen e ofensivës ruse. Brenda pak vitesh, Putini do të ketë një rrugë të hapur drejt Oblastit të Zaporozhjes dhe Dniepros. Dhe jo vetëm kaq. Edhe drejt Kharkivit”, tha Presidenti i Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026