Zelensky shpreh habi për bisedimet Rusi-SHBA në Arabinë Saudite
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se qeveria e tij u kap në befasi nga një takim Rusi-SHBA në Arabinë Saudite të martën, pasi e morën vesh vetëm përmes mediave.
Duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin turk së bashku me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Zelenskyy tha: “Takimi Rusi-SHBA (në kryeqytetin saudit Riad) ishte një surprizë për ne. Ne mësuam për këtë nga media”.
Ai theksoi nevojën që BE, Turqia, Britania e Madhe dhe SHBA të përfshihen në negociatat për të siguruar garanci për luftën Rusi-Ukrainë.
Zelensky nënvizoi rëndësinë e sigurimit që lufta të përfundojë me një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme, duke paralajmëruar kundër gabimeve në proces.
“Nëse këto negociata janë të drejta dhe nëse Ukraina, SHBA-ja dhe Evropa janë në tryezë, këto garanci do të zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjitha këtyre vendeve. Sigurisht, Turqia është në mesin e tyre”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bisedimet SHBA-Rusi, Zelensky me Erdogan: S’i dorëzohemi ultimatumeve të Moskës
- Amerikanët takohen me rusët, Zelensky shkon në Turqi: Ç’pritet nga takimi me Erdogan
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit