Zelensky: Sulmi vdekjeprurës në ndërtesën e apartamenteve në Dnipro “krim lufte”

17 Janar 2023 | 10:06

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën e quajti sulmin rus në një ndërtesë apartamentesh në Dnipro një “krim lufte” dhe u zotua se do t’i sjellë autorët e tij para drejtësisë.

“Nuk ka dyshim të gjithë ata që janë fajtorë për këtë krim lufte do të identifikohen dhe do të sillen para drejtësisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 25 mbeten të zhdukur pas sulmit.

“Kjo goditje në Dnipro, si dhe sulme të tjera të ngjashme, bien nën juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” tha Zelensky.

“Dhe ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion  si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare për të siguruar që të gjithë vrasësit rusë, që të gjithë ata që japin dhe ekzekutojnë urdhra për terror me raketa kundër popullit tonë, të marrin dënime ligjore. Dhe që ata të vuajnë dënimin e tyre.”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026