Zelensky takohet me të dërguarin e SHBA, anulohet konferenca për shtyp

20 Shkurt 2025 | 16:27

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën Keith Kellogg dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë duke zhvilluar një takim në Kiev, ndërsa është bërë publike edhe një foto nga takimi mes dy zyrtarëve.

BBC raportoi se një konferencë e përbashkët e planifikuar për shtyp ishte anuluar – kamerat u futën për një kohë të shkurtër përpara se të dilnin jashtë.

Dy zyrtarët e lartë janë aktualisht duke biseduar, megjithëse është e paqartë tani se kur dhe si do të informohet se si kanë shkuar diskutimet.

Takimi vjen një ditë akuzave të rënda të hedhura ndaj liderit ukrainas nga presidenti amerikan Donald Trump i cili e quajti Zelenskyn “një diktator të pazgjedhur”, pasi ky i fundit tha se Trump po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia.

Trump e kritikoi ashpër Zelenskyn në një postim në mediat sociale, duke e quajtur atë “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelensky), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhë kur

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026