Zelensky ultimatum ushtarëve rusë, Ukraina pretendon se po rimerr kontrollin

20 Shtator 2022 | 10:37

Kundërofensiva ukrainase vijon, ndërsa ushtria ka rimarrë kontrollin e një tjetër fshati në lindje të qytetit Lysychansk. Një fitore simbolike çka do të thotë se Rusia nuk ka më kontroll të plotë në rajonin e Luhansk. Rusia ka denoncuar për sulme në zonat e kontrolluara prej saj si në Donetks, ku sipas tyre janë vrarë 13 persona.

Presidenti ukrainas shprehet se avancimet janë të vogla, ai u ofron dy opsione ushtarëve rusë, të dorëzohen ose të largohen.

“Në rajonin e Kharkiv  ne po stabilizojmë situatën, po mbajmë pozicionet tona në mënyrë të vendosur. Aq fort sa pushtuesit janë në panik. Ne paralajmëruam se ushtria ruse në Ukrainë ka vetëm dy opsione: arratisje nga toka jonë ose robëria. Bashkëpunëtorët kanë opsione të ngjashme ose do të përpiqen të arratisen – dhe mbetet për t’u parë nëse Rusia do t’i lejojë ata në territorin e saj ose do të dënohen sipas legjislacionit aktual të Ukrainës”, tha presidenti Zelenski.

Dhomat parlamentare në republikat e vetëshpallura të Luhansk dhe Donetsk u bënë thirrje krerëve të rajoneve të tyre të mbështetur nga Rusia që të mbajnë referendume nëse duan të bashkohen me Rusinë.

“Banorët e Donbasit e bënë zgjedhjen e tyre në vitin 2014 në referendumin për vetëvendosjen e Republikës Popullore të Luhanskut. Ne kemi pritur dhe shpresuar gjatë gjithë këtyre viteve që referendumi i dytë do të vijë patjetër dhe do ta bëjë realitet ëndrrën tonë për t’u kthyer në shtëpi në Rusi”, u shpreh Lina Vokalova, zëvendëskryetare e Dhomës Qytetare në rajonin e Luhansk.

Kievi pretendon se forcat ruse synuan  të kryejnë një sulm me raketa në  një termocentral bërthamor në Ukrainën jugore, rreth 200 km në veri të vijës së frontit jugor të luftimeve midis trupave ruse dhe ukrainase. Energoatom, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, tha se tre reaktorë në termocentral vazhduan të funksiononin dhe askush nuk u lëndua. Ai shtoi se rreth 100 xhama u thyen dhe kishte ndodhur një ndërprerje e shkurtër e energjisë elektrike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026