Zelenskyy bisedë telefonike me presidentin e Emirateve, çfarë diskutuan dy udhëheqësit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar këtë të hënë një bisedë telefonike me homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Mësohet se gjatë bisedës telefonike u diskutua lidhur me ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe në riatdhesimin e ukrainasve nga robëria ruse dhe luftën në Iran.
Që nga fillimi i luftës në Iran, Ukraina i ka ofruar përvojën e saj luftarake në kundërshtimin e dronëve Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera të Lindjes së Mesme. Kievi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare bashkëpunimi në mbrojtje.
“Isha i kënaqur të dëgjoja se ekspertiza ukrainase po ndihmon vërtet në krijimin e një mbrojtjeje të besueshme për jetët. Diskutuam vazhdimin e kësaj pune”, tha Zelensky në një postim në platformën X.
“Jam mirënjohës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe që marrëveshjet tona po zbatohen në bazë të reciprocitetit dhe që Ukraina po merr gjithashtu mbështetjen që i nevojitet, përfshirë në sektorin e energjisë”, shtoi Zelensky.
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat