Zelenskyy: Nuk pranojmë marrëveshje pa pjesëmarrjen tonë në bisedime. Reagon Trump

13 Shkurt 2025 | 14:33

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ai nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje që do të arrihet mes SHBA-së dhe Rusisë pa pjesëmarrjen e Ukrainës.

Në një konferencë për shtyp pas bisedës me Donald Trump, Zelenskyy theksoi se Ukraina duhet të jetë pjesë e çdo negociate për t’i dhënë fund luftës. Ai sqaroi se anëtarësimi në NATO nuk ishte temë e diskutimit me presidentin amerikan, por theksoi se është i vetëdijshëm për qëndrimin amerikan se Ukraina nuk është e mirëpritur në aleancën ushtarake për momentin.

“Sot është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, i cili dëshiron të zhvillojë negociatat në mënyrë dypalëshe me SHBA-në”, tha Zelenskyy.

Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje. Trump deklaroi të mërkurën, pas bisedës me Putin, se ishte “jopraktike” që Ukraina të bëhej anëtare e NATO-s dhe se ishte e pamundur që ajo të rikthente të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.

Trump reagoi sërish këtë të enjte, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social. Ai u shpreh se kishte pasur “bisedime të shkëlqyera” me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyn dhe se ishte optimist për mundësinë e përfundimit të luftës në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026