Zëvendëspresidenti amerikan: Forca sigurie për paqen në Gaza sipas planit të Trump

22 Tetor 2025 | 13:37

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, tha këtë të mërkurë se një “forcë ndërkombëtare sigurie” do të krijohet sipas planit 20-pikësh të armëpushimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me qëllim ruajtjen e paqes në Gaza, ndërsa Izraeli tërhiqet, raporton The Gurdian.

Vance, pas bisedimeve me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem tha se: “Shumë nga miqtë tanë izraelitë po punojnë së bashku me shumë amerikanë për të ndërmjetësuar të gjithë këtë proces armëpushimi dhe për të vënë në punë një pjesë të infrastrukturës së dëmtuar”, u shpreh Vance.

Ndërkohë, disa aleatë të SHBA-së po shqyrtojnë mundësinë e bashkimit me forcën, por asnjë trupë amerikane nuk do të jetë në terren brenda Gazës, por në vend të kësaj do të koordinohet nga Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak në Kiryat Gat, Izrael .

Netanyahu tha se vendimet për forcën e re të sigurisë do të merren në diskutim me SHBA-në, por për rolin e Turqisë ai tha: “Kam mendime shumë të forta për këtë. A doni të merrni me mend se cilat janë ato?”, u shpreh Netanyahu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026