Zgjatet marrëveshja e grurit/ Rusi-Ukrainë, akord për shtyrjen me 120 ditë të afatit

17 Nëntor 2022 | 15:29

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB për eksportin e grurit.

Liderët botërorë vlerësuan zhvillimin, që ndihmon në shmangien e shkurtimit të rezervave të grurit në një moment kyç.

Ministri ukrainas i Infrastrukturës saktësoi të enjten se marrëveshja për kalimin e grurit përmes detit të Zi do të zgjatet për 120 ditë.

Edhe Ministria e Jashtme ruse konfirmoi gjithashtu zgjatjen e marrëveshjes, pa bërë ndryshime në kushtet e saj.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mirëpriti gatishmërinë e palëve për të vazhduar akordin. Ai theksoi nevojën për heqjen e pengesave të mbetura për të eksportuar drithëra dhe fertilizues nga Rusia.

“Të dyja marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll tre muaj më parë janë jetike për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe fertilizuesve dhe për të shmangur një krizë urie globale”, deklaroi Guterres.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vlerësoi gjithashtu angazhimin e palëve. “Të gjithë e kemi parë se sa e rëndësishme është kjo marrëveshje për furnizimin me ushqim dhe sigurinë e botës”, tha Erdogan.

Edhe zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian reaguan me nota pozitive. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen deklaroi se zhvillimi ndihmon në shmangien e shkurtimit të rezervave me grurë dhe ul çmimet e ushqimeve pavarësisht luftës së Rusisë. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026

Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit

Sulmet e reja ruse në Ukrainë kanë lënë të paktën 15 të vdekur, përfshirë 10 nga një sulm me raketa balistike në një ekspozitë pranë...
09:22 | 25/07/2026

Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)

Dhjetëra anije në një marinë në qytetin verior serb të Novi Sadit po lundronin në një llum të gjelbër, e vetmja gjë që mbeti pasi...
09:06 | 25/07/2026