Zgjatja e mandatit të vettingut, Partia Demokratike ende pa vendim
Procesi i vetingut do të jetë testi i parë nëse Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të bashkëpunojnë.
Më 17 qershor të vitit 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik i përfundon mandati.
Për të zgjatur afatin e funksionimit të dy organeve të reja të drejtësisë, mazhorancës socialiste i duhen edhe votat e opozitës.
Zgjatja e mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik kërkon 94 vota.
Ministri i ri i Drejtësisë Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit deklaroi se do të kërkojnë konsensusin e opozitës për zgjatjen e mandatit në mënyrë që të përfundojë vettingu i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Deri me tani për këtë çështje nuk ka patur qëndrim të qartë publik të Partisë Demokratike.
Për Euronews Albania, nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj konfirmon se kjo çështje është në axhendën e tyre.
“Në këtë fillim të legjislaturës dhe të aksionit politik të PD ne do të përcaktojmë të gjithë strategjinë dhe piketat tona, do të bëhen publike pa merak, gjithë të mirat”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta