Zgjedhja e Kryetarit të ri të LDK-së, Spahiu: Abdixhiku është vazhdimësi e Mustafës dhe i përzgjedhuri i tij
Analisti Nexhmedin Spahiu, në një intervistë për Euronews Albania, i pyetur nga gazetari nëse Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të reformojë partinë e tij, u shpreh se diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi Abdixhiu është i përzgjedhuri i Mustafës dhe vazhdimësi i këtij të fundit.
“Kryetari i ri nuk do të arrijë ta reformojë LDK-në pasi kryetari i ri i LDK-së është Mustafa me flokët kaçurrel, pra është vazhdimësi e tij. Mustafa ka arritur t’ua hedhë opinionit publik në Kosovë që të zgjedhë të përzgjedhurin e tij, duke krijuar perceptimin që do të arrijë ndryshime”, u shpreh Spahiu.
Sipas Spahiut, Isa Mustafa duhej të përjashtohej nga LDK-ja dhe jo të zgjidhej kryetar nderi, siç e zgjodhi Abdixhiu, pasi kjo zgjedhje e ka bërë Mustafën akoma më të fuqishëm se sa kur ishte vetë kryetar i partisë.
“Mustafa nuk duhet thjesht të hiqte dorë si kryetar por edhe të përjashtohej nga LDK-ja. Mirëpo kryetari i ri i LDK-së, zgjodhi si kryetar nderi Isa Mustafën dhe në këshillin e ri drejtues të partisë, hoqi kundërshtarët e Isa Mustafës. Tani Isa Mustafa është më i fuqishëm se sa kur ishte vetë kryetar i partisë.”
Spahiu theksoi se Isa Mustafa tashmë mund të drejtojë akuza kundrejt Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, për shkak të hakmarrjeve të vjetra.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta