Zgjedhja e presidentit, AAK-ja vendos të mos marrë pjesë në seancë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme, e cila është thirrur për votimin e Presidentit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i partisë, Ramush Haradinaj.
“Deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, shkruan ish-kryeministri.
Ai thekson se AAK-ja është kundër përqendrimit të pushtetit në dorën e një personi apo partie politike, pasi sipas Hradinajt, kjo qasje godet rendin demokratik dhe i shërben autoritarizmit.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit. Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit”, thekson Haradinaj.
Ai thotë se tentativa e mbrëmshme të qeverisë Kurti për të ndryshuar ligjin zgjedhor është shembulli konkret i përpjekjes për të uzurpuar institucionet.
“Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe”, shkruan ai.
Por, gjithsesi, Vetëvendosje është tërhequr nga kërkesa e saj për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje për t’i hapur rrugë prezencës së deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.
Lëvizja Vetëvendosje, me ndryshimin e ligjit për zgjedhjet synonte që t’i mundësonte Diasporës votimin në ambasada dhe konsullata.
Të pranishme në Kuvendin e Kosovës për të zgjedhur presidentin duhet të jetë prezentë të paktën 80 deputetë, por ende nuk ka nisur seanca plenare. Në garë për këtë post është Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar në listën e Vetëvendosjes për deputet.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta