Zgjedhja e presidentit, mblidhen nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës
2 Prill 2021 |
14:12
Partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur këtë të premte nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Sipas informacioneve, seanca për votimin e Presidentit pritet të mbahet në përfundim të seancës së Kuvendit që po zhvillohet aktualisht.
40 nënshkrimet e nevojshme për të thirrur seancën për votimin e Vjosa Osmanit si presidente janë mbledhur nga kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës do të ketë edhe mbështetjen e Lidhjes Demokratike, kryesia e së cilës vendosi disa ditë më parë të jepte miratimin për Vjosa Osmanin.
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta