Zgjedhja e presidentit, Shabani: Abdixhiku po përpiqet të kthejë Vjosa Osmanin në LDK
Kuvendi i Kosovës është kosntituuar këtë të hënë me zgjedhjen e kreut të ri dhe 5 nënkryetarëve. Kryetari i parlamentit të vendit është zgjedhur Glauk Konjufca, ndërsa me vendimin e sotëm i hapet rrugë procedurave për formimin e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por, krahas kryeministrit, Kosova duhet të zgjedhë edhe presidentin dhe ky proces ka shkaktuar debat dhe paqartësi. Analisti Zekirja Shabani thotë se nuk sheh ndonjë tentativë të mundshme të opozitës për të penguar këtë proces pasi i druhen shkuarjes sërish në zgjedhje.
“Ka pasur dilema rreth kësaj, megjithëse nuk është e rregulluar se kush duhet të zgjidhet i pari. Kemi pasur raste kur është zgjedhur kryeministri, pastaj presidenti, por kjo nuk është se do të shkaktoje probleme. Nuk shoh telashe nëse zgjidhet Kurti kryeministër dhe pastaj Osmani të propozohet për presidente. Nuk shoh gatishmëri të opozitës të pengojë zgjedhjen e njërit, qoftë tjetër për shkak të gatishmërisë së Kurti që të sfidojë opozitën në zgjedhje”, tha ai.
Ai shprehet skeptik që Vjosa Osmani do të arrijë të marrë votat e nevojshme për postin e presidentit.
“Pres që kryeministri të zgjidhet para, pastaj edhe nëse vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje, kryeministri do mbetet kryeministër deri në zgjedhjen e kryeministrit të ardhshëm dhe presidenti mund të jetë edhe nëse nuk arrihet që Osmani do të marrë votat e mjaftueshme. Znj.Osmani kama dilema se do ketë numrin e mjaftueshëm të votave”, thekson ai.
Analisti thotë po ashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës po tenton të kthejë në parti Vjosa Osmanin.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta