Zgjedhjet, Albin Kurti: Kemi gjasa të bëhemi më shumë se 65 deputetë

27 Dhjetor 2020 | 13:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme ka gjasë të ketë më shumë se 65 deputetë.

Ai shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.

Këto deklarata Albin Kurti i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, ku fillimisht foli për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me LDK-në, e në të njëjtën kohë lavdëroi Vjosa Osmanin.

“Këmbëngulja e LDK-së për ta marrë atë pozitë lidhje në fakt jo me kryetarin e Kuvendit sa me presidentin. Sot do ta kishim pasur ushtrues të detyrës së presidentit dhe kjo e tmerronte gardën e vjetër. Fati ynë i mirë dhe i gjithë Kosovës, që edhe ajo që e zëvendësoi Glaukun nuk ishte servile por dinjitoze dhe konsistente në qëndrimet e saj. E kam fjalën për Vjosa Osmanin e cila i përket atij grupi njerëzit në LDK që vendosën jo të pajtohen me mua por të mbajnë fjalën që ua dhanë votuesve të tyre në zgjedhjet e 2019-ës“, tha Kurti.

Ai foli më tej edhe për qeverisjen katër mujore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se me një kabinet më të vogël çdo vit do të kursenin 2.8 milionë, vetëm si kabinet.

Lexoni gjithashtu:

Lëvizja Vetëvendosje: Jemi gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje

​Vjosa Osmani apel aleatëve ndërkombëtarë: Kosova ka nevojë ende për ndihmën tuaj

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026