Zgjedhjet e 14 shkurtit do të tregojnë mbështetjen reale për secilën parti politike në Kosovë.
Dje ka përfunduar afati i regjistrimit të koalicioneve dhe pranë KQZ janë regjistruar vetëm dy koalicione nga partitë politike që vijnë nga minoritetet.
Ndryshe nga çfarë pritej për një koalicion të mundshëm mes Nismës së Fatmir Limajt dhe PDK se drejtuar nga Fatmir Limaj, të dyja këto parti nuk kanë gjetur dakordësinë dhe kanë dalë të vetëm në zgjedhje.
Nga ana tjetër LDK ka arritur marrëveshjen me AKR e Behxhet Pacollit për të dalë me një liste të vetme në zgjedhje.
Ngelet ende e paqarte mënyra se si do të dalë në zgjedhje Vjosa Osmani, e vetme apo me kandidatë në listën e VV.
Deri më datë 16 janar në orën 18:00 subjektet politike, dhe kandidatët e pavarur kane afat për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje bashkë me listën e kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje.
Lexoni gjithashtu:
Kosovë, sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore