Zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të shtrenjtat në histori

23 Nëntor 2020 | 18:06

25 prilli do të jetë procesi elektoral më i kushtueshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur shumën që nevojitet për instalimin e pajisjeve nëpër qendrat e votimit dhe rezultati ishte disi i kripur për financat shqiptare, 16 milionë euro.

Në total për 25 prillin do të ngrihen 5274 qendra votimi dhe është parashikuar që kompania fituese duhet të sigurojë edhe një sasi pajisjesh elektronike rezervë dhe në total do të nevojiten rreth 5400 të tilla me një kosto prej 3 mijë eurosh një.

Por tek kjo shumë parash nuk përfshihen shpenzimet e tjera si dy projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik, instalimi kamerave nëpërmjet qendra votimi, apo edhe paratë për të blerë edhe fletët e votimit.

Këtë shumatore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta paraqesë në tryezën e kabinetit qeveritar, i cili ditën e mërkurë është i detyruar të alokojë fondet nga buxheti i shtetit i cili këtë vit ka qenë mëse i dërrmuar nga covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026