Zgjedhjet e 25 prillit, Euronews Albania dhe MRB sjellin 5 sondazhe me 18 mijë qytetarë të pyetur
Pesë sondazhe me 18 mijë qytetarë të intervistuar do të publikohen në Euronews Albania duke nisur 21 janari deri më 25 prill. Gjetjet e sondazhit do të sillen në emisionin “Barometri Politik” nën drejtimin e gazetares Ilva Tare përballë një paneli analistësh.
Sondazhet do të realizohen në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze me eksperiencë ndërkombëtare pjesë e “Kantar Group”, MRB dhe çdo javë do të masë çdo javë pulsin e qytetarëve për çështjet më të rëndësishme në vend.
Dimitris Mavros, drejtor i MRB-së thotë se do të jenë 43 pyetje që do t’u paraqiten 18 mijë qytetarëve dhe sondazhet do të realizohet gjatë këtyre 3 muajve. Qytetarët do të pyeten ballë për ballë dhe me telefon për të sjellë rezultate sa më të besueshme.
Z. Mavros faleminderit qe jeni ne studion e Euronews Albania. Çfarë metodologjie përdoret në sondazhet tuaja? Sasiore apo cilësore?
Në rastin tonë ne i preferojmë të dyja, ndryshe nuk ke një pikëpamje të qartë të asaj që po ndodh me shoqërinë. Normalisht ajo që bëjmë dhe do ta bëjmë edhe në Shqipëri, është të kryejmë të gjitha llojet e sondazheve për valë, që është shumë e rëndësishme, dhe është një investim i madh i kanalit Euroneës për të zgjedhur të njëjtën gjë që ne e bëjmë kudo. Pra, kemi intervista kokë më kokë, më pas intervista telefonike, sepse duam të bëjmë një kontroll të ndërthurur të të dyja metodologjive, nëse të dhënat përputhen; dhe më pas grupe të posaçme për të menaxhuar të dhënat cilësore sepse duhet të kemi një këndvështrim dhe të kuptojmë mirë se çfarë duan njerëzit.
Sepse ne “bëjmë lojëra” me ta, duke përdorur teknika të psikologjisë, në mënyrë që të marrim rezultatet reale për politikanët, partitë, apo çfarëdo tjetër. Dhe kjo na jep motivet dhe këndvështrimet e brendshme, sepse ajo që po mundohemi të bëjmë është të ofrojmë jo vetëm atë që shikojnë që po ndodh, por mbi të gjitha edhe përse po ndodh. Që është edhe më e rëndësishme kur do të sigurohesh për rezultatet përfundimtare. Ndryshe, të japësh apo të masësh atë që do të bëni me këtë nuk është e mjaftueshme, sidomos në kohë të rrezikshme me të cilat përballet gjithë planeti.
Sa njerëz do të pyeten në total?
Në total do të intervistojmë 18 mijë persona, kokë më kokë dhe me telefon. Që do të thotë se kampioni do të jetë gjigant dhe ne do të mund të kontrollojmë evolucionin e çështjeve në kohë në një mënyrë shumë të sigurt. Ju e dini që fragmentet kohore janë më të rëndësishme për të treguar rezultatet përfundimtare.
Për çfarë do të pyeten qytetarët?
Është një metodologji e gjerë dhe nëse më pyesni se cilën metodologji preferoni, personalisht zgjedh atë të intervistave kokë më kokë. Sepse je në gjendje të bësh një pyetësor të gjerë, me një rreze të gjerë pyetjesh dhe mund të simulosh në mendjet e atyre që përgjigjen procesin real me të cilin ata do të përballen kur të shkojnë të votojnë.
Ndaj ne kemi 8 seksione me pyetje, që përmbledhin temat, që nisin me gjendjen shpirtërore të popullit, me 8 pyetje; pastaj kemi performancën e partive politike dhe politikanëve me 11 pyetje; pastaj llojin e qeverisë që preferojnë, një koalicion apo me një parti të vetme, me 2 pyetje; synimin për të votuar me 3 pyetje, jo vetëm një.
Për shembull, ne i pyesim për vullnetin për të votuar por duhet të kemi atë që thonë njerëzit dhe më pas vazhdojmë duke pyetur, ok, miku im, ti mund të jesh i pavendosur, por nëse do të zgjedhësh një parti politike, cila është ajo? Më pas kemi idenë se si të nxjerrim (ekstrapolizojmë) njerëzit e pavendosur. Seksioni i pestë është se si qeveria menaxhoi çështjen e tërmetit, e gjashta për COVID-in, e shtata për vlerësimin e institucioneve të vendit, si përfaqësuesit fetarë, policinë apo diçka e tillë, për të kuptuar se ku qëndron shoqëria; dhe e fundit është në lidhje me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së me 3 pyetje të tjera.
Në total kemi 43 pyetje, dhe në disa raste ka më shumë, por janë për ne që të bëjmë llogaritë. Sepse një tjetër gjë e rëndësishme është kontrolli i detajuar i së njëjtës gjë me 2 apo 3 pyetje, për të zbuluar se sa konsistente është personi që përgjigjet, apo nëse ai po përpiqet të mashtrojë sondazhin, sikurse ndodh rëndom në ditët e sotme në rrjete sociale etj.
Çfarë sjellin ndryshe sondazhet e kryer nga kompania juaj? Çfarë garancie japin ato lidhur me besueshmërinë dhe vërtetësinë?
Po flasim për 4 shtylla. E para është se po kontrollojmë përfaqësimin e kampionit çdo herë. Ne duhet të përfaqësojmë të gjithë vendin, të gjitha shtresat sociale-ekonomike, arsimin, gjininë, grupmoshat. Ata duhet të jenë aty, të sqaruar shumë mirë dhe të kontrollojmë teksa kryejmë sondazhin. Gjëja e dytë është se duhet të kontrollojmë përgjigjet, sa njerëz përgjigjen dhe kanë vullnet për t’iu përgjigjur pyetjeve tona në vartësi të qasjes sonë. Sepse kjo nuk do të jetë nën 30 apo 40 për qind. Jemi sipër kësaj shifre.
E treta janë përmasat e kampionit të sondazhit, sepse ne do të intervistojmë 18 mijë persona. Dhe e katërta është kontrolli i ndërthurur mes intervistave kokë më kokë, atyre me telefon dhe cilësinë e tyre, që na bën të ndihemi të sigurt. Sepse kemi të dhëna normative nëpër botë mbi atë që ndodh në vende të tjera, jo duke kontrolluar thjesht përmes internetit, por përmes rrjetit tonë. Ndaj ne e dimë nëse një gjë ndodh këtu, apo atje. Ndaj është relativisht diçka normale ajo që gjejmë në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Nis barometri politik, çdo të enjte në Euronews Albania me standardin ndërkombëtar të MRB
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta