Zgjedhjet e 25 prillit, Rudina Hajdari: Sjellim frymë të re, nuk do të bashkojmë vota me asnjë parti

15 Janar 2021 | 12:02

“Ne do të përpiqemi të plotësojmë listat në rradhë të parë,” – u përgjigj Rudina Hajdari në momentin që u pyet nëse ka ndonjë mundësi të bashkojnë votat me znj. Topallin ose z. Patozi.

Duke mos neglizhuar kalkulimet politike të partive që bashkojnë votat, Hajdari theksoi se Nisma Thurje po shkon drejt risive.

[
cite_header=Ne duam t’i japim popullit një ofertë drejt të ardhmes dhe mos të bëhemi pjesë e të vjetrës.
cite_author=Rudina Hajdari
cite_description=Anëtare e Nismës Thurje
]

Ndër të tjera ajo tregoi se mbështetja financiare që është kërkuar nga mbështetësit e Nismës Thurje është bërë për të mbajtur strukturën e partisë dhe për t’i dhënë një frymë tjetër transparencës së fushatës.

Pyetur nga gazetarja Loneta Progni se si verifikohen nëse paratë e dhuruara janë të pastra ose jo, anëtarja e Thurjes sqaroi se ato janë të gjitha shuma modeste të cilat duke u mbledhur bashkë bëjnë financimin e fushatës.

“Unë personalisht i kontaktoj dhe i falënderoj personat që na dërgojnë para dhe mundohem t’i përfshij nëse kanë dëshirë të bëhen pjesë e ekipit apo shtabit elektoral,” – tha Hajdari.

Ajo nuk e mohoi se kandidatura në Elbasan ka qenë e qëllimshme për shkak të mbështetjes që ka Hajdari në këtë qark, teksa shtoi gjithashtu se damka që i është vendosur këtij qyteti si një ndër vendet me zhvillimin më të madh të krimit të organizuar duhet të hiqet. Ajo solli në vëmendje se do të përdorë gjithë ‘artilerinë’ e saj për të dhënë më të mirën në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë sa i takon kandidaturës së Endri Shabanit, ajo tha se siç është shprehur dhe vetë ai, kandidatura do të jetë në një qark të fortë si Tirana.

“Unë mendoj që Tirana është qark i rëndësishëm dhe ne do t’i kushtojmë vëmendjen e duhur duke qenë dhe se shumë nga mbështetësit tanë ndodhen në Tiranë,” – tha Rudina Hajdari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026