Agron Shehaj: Vëzhguesit e mi janë përjashtuar nga monitorimi, Gjana sqaron pretendimet e kandidatit për kreun e PD

13 Qershor 2021 | 11:47

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha në ditën e zgjedhjeve të PD-së së vëzhguesit e tij janë përjashtuar nga procesi i monitorimit.

Siç bëri me dije dhe Shehaj, ata janë duke mbledhur fakte dhe të dhëna për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet, në mënyrë që të mbrohet vota dhe besueshmëri e demokratëve.

“Jemi duke monitoruar më vëmendje gjithë procesin zgjedhor. Inkurajojmë të gjithë përfaqësuesit dhe mbështetësit tanë që pavarësisht parregullsive dhe presioneve, të japin maksimumin për të mbrojtur votën e demokratëve dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike”, tha deputeti i zgjedhur i PD-së.

“Fatkeqësisht, më duhet të them se, në një pjesë të madhe të vendeve të votimit vëzhguesit e mi po përjashtohen, po ndalohen apo po pengohen që të monitorojnë procesin.

“Në degët 5, 10 dhe 15 në Tiranë vëzhguesit e mi janë përjashtuar ose nuk janë lejuar të hyjnë në ambientet e votimit. Procesi i votimit në këto degë po komprometohet rëndë, sepse po zhvillohet pa praninë e vëzhguesve tanë dhe po administrohet nga përfaqësuesit e një kandidati” , shtoi ai.

Sipas tij, votimet në PD po zhvillohen në një standard shumë të ulët demokratik. Përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, Shehaj bëri thirrje që komisionerët dhe drejtuesit e partisë të mos i kthejnë zgjedhjet në një farsë elektorale.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana në një komunikim për mediat dha shpjegimet e tij në lidhje me pretendimet e kandidatit Agron Shehaj.

Ai ka mohuar të jetë përjashtuar ndonjë vëzhgues për secilin nga kandidatët në garë, ndërsa sqaroi se lidhur me përfaqësuesit e z. Shehaj, nga komisioni janë rrëzuar disa kandidatura, pasi siç shpjegoi ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026